Flash News

KRYESORE

Edhe Kosova do të vendosë tarifë në ‘Rrugën e Kombit’

Edhe Kosova do të vendosë tarifë në ‘Rrugën e

Kosova është duke planifikuar të nisë vitin e ardhshëm një studim për të përcaktuar tarifën që do të vendoset në ‘Rrugën e Kombit’. Rexhep Kadriu, zv/ministër i Infrastrukturës, ka deklaruar për ‘Radio Evropa e Lirë’ se tarifa do të vendoset vetëm pas një studimi serioz dhe se do të jetë më e ulët se ajo që paguhet në Shqipëri.

“Në 2019-ën, ne do të nisim studimit e fizibilitetit dhe për një ose dy vite do të përgatitemi, pas diskutimeve me qytetarët dhe shoqatat, për të vendosur taskin që do të jetë shumë më e ulët se ajo në Rrugën e Kombit”, ka deklaruar Kadriu.

Zv/ministri sqaroi se taksë për kalimin do të vendoset edhe në autostradën që lidh Kosovën me Maqedoninë.

Qeveria socialiste e Edi Ramës në Shqipëri vendosi këtë vit një taksë prej 5 euro për automjetet që kalojnë në Rrugën e Kombit.

Të fundit