Flash News

KRYESORE

Edhe Mustafa Nano kërkon dorëheqjen e Fatmir Xhafajt: Nëse audio-përgjimi konfirmohet, ministri të largohet

Edhe Mustafa Nano kërkon dorëheqjen e Fatmir Xhafajt: Nëse

Edhe analisti Mustafa Nano i është bashkuar thirrjeve për dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, nëse audio-përgjimi i publikuar nga Partia Demokratike rezulton të jetë i vërtetë.

Në emisionin ‘Opinion’, Nano tha se Xhafaj duhet të largohet nëse konfirmohet përgjimi ndaj vëllait të tij, Agron Xhafaj, ku PD pretendon se flitet për trafik kanabisi drejt Italisë.

Gjithsesi, Nano shtoi se vendimi i gjykatës italiane për Agron Xhafajn, të cilin e ka dënuar me 7 vite e 2 muaj, mund të vihet në dyshim për sa kohë që është marrë në mungesë.

Fatos Lubonja thirrje Fatmir Xhafajt: Dorëhiqu!

Afrim Krasniqi sheh fundin e Xhafajt si ministër i Brendshëm: Është luftë brenda llojit; shkarkoi nga detyra njerëzit e Tahirit

Të fundit