Flash News

KRYESORE

Edhe në Gjykatën e Posaçme shtyhet seanca për Emiljano Shullazin

Edhe në Gjykatën e Posaçme shtyhet seanca për Emiljano

Sërish ka shtyrje të seancës gjyqësore për të pandehurin Emiliano Shullazi, e këtë herë në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Struktura gjyqësore ka vetëm pesë ditë që është ngritur, pjesë e reformës në drejtësi bashkë me SPAK dhe BKH.

Pala mbrojtëse kërkoi që nisur nga ndryshimi i gjykatës, duhej që të shoqërohej edhe me një short të ri për trupën gjykuese, pasi sipas tij gjyqtarët aktualë janë në konflikt interesi.

Një tjetër kërkesë është që për këtë çështje të shprehet KLGJ-ja, nëse do të hidhet ose jo short i ri si edhe për kalimin e kompetencave.

Vazhdimisht seancat gjyqësore ndaj një emri të njohur të botës së krimit në vend janë shtyrë e si argument kanë qenë konfliktet e interesit të gjyqtarëve me të akuzuarit.

Të fundit