Flash News

KRYESORE

Edhe në Kombëtaren kroate ndodhet një shqiptar, Nderim Rexhaj përgëzohet nga Presidentja Kitaroviç

Edhe në Kombëtaren kroate ndodhet një shqiptar, Nderim Rexhaj

Kombëtarja e Kroacisë po arrin suksese historike në Botëror, teksa ka kaluar në çerek-finale pasi eliminoi Danimarkën nga me penallti.

Megjithatë, jo shumë njerëz e dinë se pjesë e stafit mjekësor të ekipit ballkanas është edhe shqiptari nga Kosova, Nderim Rexhaj.

Rexhaj, i cili është larguar nga Kosova kur ishte vetëm 1 vjeç është njëri nga pesë fizioterapistët e ekipit që drejtohet nga Zllatiko Daliç.

Po ashtu, Rexhaj ka bërë foto me presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç, e cila përgëzoi trajnerin, lojtarët dhe stafin mjekësor pasi ndeshjes me Danimarkën.

Rexhaj ishte pjesë e stafit të Kroacisë edhe gjatë Botërorit “Brazil 2014”.

Të fundit