Flash News

KRYESORE

“Edhe New York ka shtyrë qiratë”, Bushati përgënjeshtron PD: Publikon dokumente

“Edhe New York ka shtyrë qiratë”, Bushati

Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati reagoi pas akuzave të Partisë Demokratike për pagesat e qirave, praktikë e ndjekur dhe në vende të tjera të botës. Bushati publikoi disa dokumente, që sipas tij vërtetojnë se shtyrja për pagesat e qirave po praktikohet edhe në vende të tjera të botës.

“Përgënjeshtrim publik: sulmet e dëshpëruara të politikanëve fondamentalistë të PD. Sot pas intervistës që pata në TV A2 një politikan i PD pas meje i quajti "Gënjeshtër" argumentin/fakt që solla për masa te ngjashme në Neë York USA mbi qiratë.

Po botoj dokumentin që vërteton argumentin tim dhe kërkoj nga politikan PD të bëj atë që i dikton ndërgjegja qytetare në respekt të demokratëve në zonën që ka pas prezantuar në Kuvendin e Shqipërisë. Më poshtë keni deklaratat dhe dokumentat bashkangjitur. Shikoni vetë KUSH GËNJEN!! Politikanin fondamentalist PD që ka humbur qetësinë dhe fjalorin qytetar e gjeni vetë kush është”, shkruan ndër të tjera Bushati.

Të fundit