Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Pas kryeministrit Edi Rama, edhe Niko Peleshi do të ketë televizionin e tij. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Peleshi ditën e djeshme teksa së bashku me kryeministrin ndodheshin për drekë në shtëpinë e një prej fermerëve të qarkut të Beratit.
Peleshi zbuloi se do të ketë një kanal të dedikuar, i quajtur, RTSH Agro, i cili do të transmetojë 24 orë vetëm këshillime për fermerët. Ministri i Bujqësisë tha se përmes tij synohet që fermeri të marrë leksione në lidhje me teknologjitë e reja, vaditjen e produkteve, plehërimin e tyre etj.
RTSH Agro mesa duket se do të jetë platforma e dytë transmetimi e mazhorancës pas ERTV-së. Por me këtë ritëm, me shumë gjasë nuk do të jetë e fundit.