Flash News

KRYESORE

“Edhe njëherë të fundit”, dedikimi i Ariana Grandes për viktimat e Manchester

Pas shpërthimit në Manchester të hënen në mëngjes, në koncertin e Ariana Grandes, ku mbeten 22 të vdekur dhe 59 të plagosur, fansat kanë nxjerrë në vend të parë këngën “One Last Time” (Edhe një herë të fundit) në krye të tabelës iTunes në U.K. Kënga mori rëndësi të veçantë pjesërisht për shkak të tekstit emocionues: “Kështu edhe njëherë të fundit/ Unë duhet të jem ai që do të çoj në shtëpi/ Njëherë tjetër/ Të premtoj se pas gjithë kësaj do të lejoj të ikësh. Kjo këngë është publikuar në shkurt të 2015-ës nga këngëtarja e cila është një këngë , teksti is ë cilës i përshtatet shumë tragjedisë, ndaj dhe po bëhet virale. Tani, disa nga fansat e këngëtares  kanë vëndosur ta mbajnë këtë këngë në top list për 22 javë- një javë për çdo person që u vra në koncert. Pas sulmit, një video e publikut që këndonte së bashku me Ariana Granden “One last Time” ka filluar të bëhet virale. Është tepër prekëse. Sot u mbajt një minutë heshtje në Mbretërinë e Bashkuar. Pas këtij momenti, shumë stacione radiofoike zgjedhen të luajnë këtë këngë si një dedikim  për viktimat e Manchester. Politiko.al Burimi: Seventeen.com

Të fundit