Edhe pas ndarjes shoqërohen bashkë, Nora dhe Robeti fotografohen në aeroport

Në gusht, Robert Berisha dha lajmin se ai dhe Nora Istrefi nuk ishin më bashkë dhe sigurisht ky ishte lajmi që bëri më shumë bujë në media në atë periudhë dhe ende vazhdojnë të komentohen.

Ish-dy bashkëshortët edhe pse janë ndarë vazhdojnë të ruajnë raporte të mira, kjo edhe për shkak se bashkë kanë dhe një vajzë të vogël, Renee-në.

Prive’ ka publikuar një video ku shihen se Nora dhe Era Istrefi, si dhe Dj Red janë përcjellë në aeroportin e Shkupit nga Roberti.