Flash News

KRYESORE

Edhe pas premtimit të Ramës, mungon sërish Herceptina në QSUT. Rrëfimi i pacientes nga Fushë-Arrëzi

Edhe pas premtimit të Ramës, mungon sërish Herceptina në

Merita është nënë e katër fëmijëve e cila banon në Fushë-Arrëz dhe është diagnostikuar me kancer gjiri. Merita është në fazën e trajtimit dhe aktualisht po merr Herceptinë. Një bar që sipas protokollit duhet të bëhet çdo 21 ditë.

Ky është medikamenti që shpesh herë mungon në QSUT dhe pacientët e diagnostikuar me kancer gjiri nuk e marrin thuajse asnjëherë në kohë. Merita u shpreh se ka pasur raste edhe kur kjo kohë është tejkaluar edhe deri në 2 muaj.

Me bashkëpunimin e Europa Donna Albania, organizata që mbështet gratë me kancer gjiri, Top Channel përgati kronikën e zonjës nga Fushë-Arrëzi që përveç kushteve të vështira ekonomike po përballet edhe me sëmundjen.

Meritës po i vjen dita të bëjë herceptinën e 15-të dhe nuk ka bërë ende as të 14-tën. Gjithashtu, ajo u shpreh se i duhet të udhëtojë në Shkodër për të bërë analizat e më pas drejt Tiranës për të kryer herceptinën, por shpesh herë i anashkalonte për arsyet ekonomike.

Merita ka qenë e pranishme në takimin që kryeministri Edi Rama bëri në QSUT për t`i dhënë zgjidhje situatës për mungesën e Herceptinës, pas denoncimit të mësueses nga Rresheni.

“Mbajtëm shpresë te kryeministri por tani sërish me të njëjtin avaz,” u shpreh Merita.

Të fundit