Flash News

KRYESORE

Edhe PDIU kundër vendosjes së tarifës te ‘Rruga e Kombit’: Të lirohen protestuesit

Edhe PDIU kundër vendosjes së tarifës te ‘Rruga e

Edhe PDIU është shprehur kundër vendosjes së taksës për ‘Rrugën e Kombit’. Në deklaratën për mediat, PDIU thotë se ‘Rruga e Kombit’ dhe ‘Rruga e Arbrit’ duhet të jenë papagesë ndërkohë që për rrugët kombëtare duhet të vendoset një tarifë e arsyeshme në përputhje me nivelin e të ardhurave të Shqiptarëve.

“PDIU shpreh mbështetjen dhe respektin për banorët e Kukësit që i dhanë leksion klasës politike Shqiptare dhe opinionit publik, sepse qytetarët kanë të drejtë të reagojnë kur arroganca e kësaj maxhorance as nuk i pyet e as nuk i informon.

PDIU kërkon lirimin e 11 protestuesve nëpërmjet heqjes se intimidimit që maxhoranca po i bën Prokurorisë e Gjykatës, me rrethime Policore dhe urdhra politike”, thuhet ndër të tjrash në deklaratën e PDIU-së.

 

 

Të fundit