Flash News
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Në sesionin e 43-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore zhvilluar në Baku, Azerbajzhan, u miratua me unanimitet, kërkesa e Shqipërisë për regjistrim të pjesës shqiptare të Ohrit në Listën e Trashëgimisë Botërore.
Puna disa vjeçare u kurorëzua me sukses, e tani kjo zonë nuk është më vetëm një pasuri e pogradecarëve, por e gjithë qytetarëve shqiptarë.
Më përpara, liqeni ishte i ndarë dhe 2/3 e tij, që ishin pjesë e Maqedonisë së Veriut ishin në listën e UNESCO, kurse 1/3-a e saj, jashtë. Pjesa e liqenit të Ohrit është zotërimi i katërt i Shqipërisë në listën e Trashëgimisë Kulturore të Shqipërisë, pas Butrintit, Beratit dhe Gjirokastrës.
Në listën e kryeveprave të kulturës orale, UNESCO ka regjistruar edhe isopolifoninë shqiptare të jugut.