Edhe Princi William në vijë të parë në luftë me koronavirusin

Numri i të infektuarve me koronavirus po rritet  çdo moment edhe në Britaninë e Madhe dhe COVI-19 nuk ka kursyer as familjen mbretërore.

Vetëm një javë më parë u bë publik lajmi se Princi Charles u infektua me COVID-19 por dje u dha lajmi i mirë që 71-vjeçari kishte arritur ta mposhte duke u shëruar dhe dalë negativ në testimet e tjera.

Princi William ka vendosur të jetë në frontin e parë të luftës pasi mediat e huaja shkruajnë se William do të shërbejë këto ditë si pilot helikopteri.

Ai do të transportojë pacientët me COVID-19, të cilët janë në gjendje të rënduar shëndetësore.

“Ai e di se gjithë vendi po bën punën e vet dhe ai dëshiron të ndihmojë. Është i përqendruar në punët mbretërore, por mendon se ky rol është më i rëndësishëm duke pasur parasysh se Charles sapo kaloi sëmundjen, Harry sapo është larguar nga mbretëria dhe xhaxhai i tij Andrew është tërhequr nga jeta publike për shkak të skandalit seksual”, thotë burimi.