Flash News

KRYESORE

Edhe pse agresiviteti i virusit është ulur, Skënder Brataj: Në vjeshtë e dimër duhet të kemi kujdes

Edhe pse agresiviteti i virusit është ulur, Skënder Brataj:

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj është shprehur duke thënë se  agresiviteti i virusit është ulur dhe se tashmë shumica e të prekurve po e kalojnë më lehtë sëmundjen: “Thirrjet janë më të ulura krahasuar me Korrik-Gushtin. Forca e infektimit ka rënë pavarësisht numrave që duket sikur ka ardhur çdo gjë në rritje.  Vetë sëmundja ka forma shumë të lehta. Ka shumë njerëz që e kalojnë me 2-3 ditë, me shenja të lehta dhe as me temperature”.

Por, që duhet pasur kujdes gjatë vjeshtës dhe dimrit. Brataj po ashtu ka shtuar se në javët në vijim pritet një ulje e numrit të infektimeve: “Vlerat e Gushtit ishin rezultat i Qershor-Korrik me lirimin e masave. Do të presim akoma edhe ulje të tjera të shifrave, por ajo që është shqetësuese është kryqëzimi i stinëve me të gjithë faktorët favorizues dhe jo favorizues.”

Të fundit