Flash News

KRYESORE

Edhe pse ai e ka dhunuar, për Rihannën Chris Brown ngelet i veçantë: Besoj se do ta dua gjithmonë

Me siguri jeni nga ata njerëz që keni dëgjuar e lexuar për historinë e bujshme të Rihanna-s dhe Chris Brown. Dy këngëtarët kanë qenë në një lidhje dashurie, të dashuruar por që Brown nuk ka qenë shumë xhentil me partneren e tij pasi e ka dhunuar dhe ky ka qenë  një nga skandalet më të mëdha për muaj të tërë në mediat botërore.

Në një intervistë për Oprah Winfrey, këngëtarja nga Barbados, Rihanna ka treguar më shumë rreth marrëdhënies që gëzon sot me ish-të dashurin e saj, Chris Brown, duke pohuar se vazhdon ta dojë edhe sot pavarësisht të shkuarës së tyre.

“Ne kemi punuar për të qenë shokë sërish dhe jemi shokë shumë të ngushtë. Kemi ndërtuar sërish besim dhe kjo është e gjitha. Ne e duam njëri-tjetrin dhe besoj se kështu do jetë gjithmonë. Nuk ka asgjë të cilën përpiqemi ta ndryshojmë”, ka pohuar Rihanna.

E ndërsda sa i përket jetës sentimentale që ka tani, këngëtarja është shprehur duke thënë se:

“Unë jam ‘single’, por ne kemi ndërtuar një miqësi të ngushtë që pasi lamë pas gjithçka. Kemi punuar pak nga pak, nuk ka qenë e thjeshtë."

 

Të fundit