“Edhe pse mbajnë uniforma, janë pjesë e bandës”, Paloka reagon ashpër për bashkinë e Devollit: Policia duhet të kapte hajdutin e Ramës

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka ka reaguar pas ndërhyrjes të policisë në bashkinë e Devollit, ku që herët në mëngjes situata është tensionuar, pasi kryebashkiaku i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit,  Eduard Duro ka hyrë forcërisht për të marrë zyrën.

Paloka, shkruan në rrjetet sociale se edhe “pse këta policë mbajnë uniforma, ata janë pjesë e bandës të Rilindjes.”

 

Postimi i plotë i Edi Palokës:

“I shihni keta me uniforme ku shkruan “Policia”? Janë në Bashkinë e Devollit ! Po nuk janë aty për të kapur hajdutin e Ramës që ka hyrë duke thyer derën, natën, kur të zotët e shtëpisë nuk ishin aty.

Këta edhe pse mbajnë uniforma, janë pjesë e bandës. Janë aty për të mbrojtur hajdutin me urdher të kryehajdutit.

Grabisin prona publike, grabisin prona private dhe as nuk fshihen më! Grabisin me dhunë!

Silluni me ta siç do silleshit me një grabitës që ju ka hyrë në shtëpi po pa njoftuar “policinë që nuk duam”.