Flash News

KRYESORE

Edhe Roma futet në garë për Elseid Hysajn

Edhe Roma futet në garë për Elseid Hysajn

E ardhmja e Elseid Hysajt mund të jetë te Roma. Verdhekuqtë nuk po mendojnë vetëm për mesfushën por edhe për prapavijën. Mediet italiane shkruajnë se përfaqësues të klubit roman u takuan sot me menaxherin e mbrojtësit të përfaqësueses së Shqipërisë, që aktivizohet në Seria A me skuadrën e Napolit.

Për yllin e kombëtares kuqezi, është thuajse i sigurt largimi nga Napoli, veçanërisht pas afrimit të Di Lorenzo në krahun e djathtë, Hysaj është përfolur shumë për një transferim të mundshëm te Juventus, aty ku tashmë është emëruar Sarri në rolin e trajnerit, por edhe te Atletico Madrid në Spanjë.

Sipas ekspertit të merkatos, Alfredo Pedulla, verdhekuqtë kanë hedhur sot hapat e parë zyrtarë për mbrojtësin e Napolit.

Të fundit