Flash News

KRYESORE

Edhe Siria i bashkohet marrëveshjes së Parisit për klimën

Edhe Siria i bashkohet marrëveshjes së Parisit për klimën

Mungonte vetëm po-ja e Sirisë dhe në fund – në mënyrë të papritur – mbërriti.

Në fakt, Damasku nuk i ishte bashkuar marrëveshjes e Parisit për klimën që u nënshkrua në vitin 2015 nga 195 shtete.

Asokohe mungonte edhe Nikaragua, e cila ama u bashkëngjit në verën e 2017-s, kur njëkohësisht SHBA-të e Donald Trumpit bënë një hap pas ndaj firmës që ishte vendosur nga Barack Obama në kryeqytetin francez.  

Lëvizja e Assad-it, e shpallur nga delegatët e tij në OKB, i forcon edhe më shumë pozitat e komunitetit ndërkombëtar në favor të klimës, dhe i vendos SHBA-të në një pozicion të izoluar.

Të fundit