Flash News

KRYESORE

Edhe Spanja si Italia, raporton më pak se 200 viktima prej koronavirusit

Edhe Spanja si Italia, raporton më pak se 200 viktima prej koronavirusit

Spanja shënon numrin më të ulët të viktimave nga pandemia, që prej 18 marsit.

Autoritetet në Spanjë njoftuan se në harkun kohor të 24 orëve vendi regjistroi 164 persona humbje jetësh, për një total prej 25 264 viktimash.

Po ashtu ulje të ndjeshme ka shënuar numri i rasteve të reja, i cili sot ishte 838. Sipas të dhënave të publikuara të premten nga Ministria e Shëndetësisë, numri total i të infektuarve në vend ka arritur në 217 466.

Ndërkohë vendi ka hyrë në fazën e parë të planit prej 4 fazash për rihapjen e jetës ekonomike e sociale.

Të fundit