Flash News

KRYESORE

Edhe tre aksidente sot, tre të plagosur në Tiranë e në Durrës

Edhe tre aksidente sot, tre të plagosur në Tiranë e në

Dy aksidente të rënda kanë ndodhur në Tiranë ku për pasojë kanë mbetur të plagosura rëndë një grua dhe një vajzë ndërsa dy drejtuesit e automjeteve kanë rënë në prangat e policisë. Zyrtarët blu, bëjnë me dije se është arrestuar H. N., vjeç 65, pasi në rrugën “Elbasanit”, në fshatin Ibë duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me mjetet tip “Benz” me drejtues A.B.,, vjeç 68 dhe me mjetin tip “Golf” me drejtues G. Z., vjeç 35, ku si pasojë është dëmtuar pasagjerja Z. P. Vjeç 68, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gjithashtu është arrestuar A. M., vjeç 32, pasi te Kthesa e Kamzës, te pallatet e Malajzianit, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar këmbësoren A. Z., vjeç 20, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Po ashtu, një i ri është përfshirë në një aksident me motor paraditen e sotme në qytetin bregdetar të Durrësit, i cili po udhëtonte me motor me shpejtësi, është rrëzuar pranë galerisë së arteve pamore, ndërsa motori i tij ka rrëshqitur për disa metra në rrugë. Për pasojë drejtuesi i motorit është përplasur me kokë dhe ka humbur ndjenjat, pasi i riu udhëtonte i pa pajisur me kaskë mbrojtëse në kokë. Kanë qenë kalimtarët e rastit ata të cilët i kanë ardhur menjëherë në ndihmë duke i hedhur ujë në trup dhe në kokë, për ta përmendur.

Fatmirësisht, gjatë momentit të rrëzimit të motorit nuk kishte makina në qarkullim, pasi në të kundërt pasojat do të ishin më fatale për të riun.

 

Të fundit