Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
nga Virgjil Muçi
Puna e solli që atë ditë të acartë janari, më sak më datë 27 të vitit 2005, të ndodhesha në Aushvic. Përkujtohej 60 vjetori i çlirimit të kampit të vdekjes prej nazistëve nga trupat e Ushtrisë së Kuqe që mbërritën të parët në atë vend. Për hir të së vërtetës është hera e parë që shkruaj për një ngjarje që shenjoi në mënyrë të patjetërsueshme qenien time dhe, duke u rrënjosur pashlyeshmërisht në kujtesë, ka bërë që, qysh nga ajo ditë e më pas, të ndryshojë krejt këndvështrimi im ndaj tragjedisë njerëzore në përgjithësi dhe asaj të hebrenjve në veçanti.
Atë ditë binte borë pareshtur dhe, duke qenë se ceremonia përkujtimore zhvillohej në qiell të hapur, të pranishmit – kryetarë shtetesh e qeverish, ish të internuar, njerëz që i mbijetuan vdekjes, gazetarë etj., - ishin mbështjellë me gëzofë e pinin çaj të ngrohtë që shërbehej pa reshtur gjatë gjithë kohës për t’u mbrojtur nga cikma. Flakadanë rrethonin nga të katër anët vendin e mbledhjes në një përpjekje epike për të zmbrapsur të ftohtin. Dhe befas në një moment, duke dëgjuar ato dëshmi dhe duke këqyrur ato pamje që do të përndjekin gjatë gjithë jetës, ti ndalesh dhe e pyet veten: Si ka mundësi që qenia njerëzore t’i mbijetojë – ata pak, sado pak - jo vetëm gazit shfarosës dhe furrave të djallit, pushkatimit, urisë e çmendurisë njerëzore, por këtij të ftohti çnjerëzor, duke qenë të veshur me një palë tesha me shirita e një kapë në kokë, një palë nallane druri mbathur në këmbë, të persekutuar nga uria, frika dhe gjithë djajtë e tjerë që ka shpikur ligësia njerëzore? Si është e mundur xhanëm?
Aushvici do të kujtohet në jetë të jetëve për 1. 300. 000 qenie njerëzore – prej të cilëve 1. 100.000 vetëm hebrenj – u shfarosën në këtë vend. Ndër ta edhe romë – për të cilët pakkush flet e i kujton – si dhe kombësi të tjera. Aushvici është pika më e ulët që ka prekur ndonjëherë homo sapiensi – si pjellë e diktaturës - dhe njëherësh pika më e lartë – fryt i lirisë dhe i ngadhënjimit mbi të keqen. Aushvici është rrethi i tetë “Ferrit” që fantazia e Dantes nuk ia doli ta përfytyrojë.
Vetëm kur ndodhesh në kuzhinën e ferrit nazist, ti e ndjen thellë, në palcë, se Holokausti nuk është metaforë, sajesë e historianëve – ka pasur të obsesionuar prej idesë së çmendur të revizionojnë punën e djallit - ose mendjes fikcionale të shkrimtarëve në kërkim të lavdisë, por ka ndodhur këtu mbi këtë truall dhe ata që e sajuan këtë makineri të shfarojes masive ishin qenie njerëzore prej mishi e kocke që, kur mbaronin turnin, ktheheshin në shtëpi ku i prisnin nënat, gratë, motrat e fëmijët si çdo qenie tjetër normale të kësaj bote. Teksa ndërgjegjen e njollosur prej gjakut e linin pas, në vendin e punës, a thua se bëhej fjalë për kominoshe pune.
Në një prej teksteve të shumta që Theodor W. Arno, filozofi hebre që braktisi Gjermaninë për t’i shpëtuar furisë naziste dhe gjeti strehë në SHBA përgjatë Luftës së Dytë Botërore citohet të jetë shprehur: “Është e pamundur të shkruash poezi pas Aushvicit”, por do të shtoja unë: Është detyrë për gjithkënd që ka shkelur në atë vend, qoftë edhe një herë të vetme, të dëshmojë rreth asaj që ka parë e ka dëgjuar.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38