Flash News

KRYESORE

Edhe Xhafaj si Tahiri, nis ‘zbukurimin’ e komisariateve

Edhe Xhafaj si Tahiri, nis ‘zbukurimin’ e komisariateve

Në kohën kur drejtonte Ministrinë Brendshme, Saimir Tahiri ju fokusua jo pak tek estetika e godinave të komisariateve. Si të ishte kryebashkiak, Tahiri nis ‘zbukurimin’ (rikonstruksionin) e thuasje të gjitha komisariateve në Tiranë për ta mbyllur me godinën e Ministrisë së Brendshme. Edhe pse situata e rendit

Duket se të njëjtën rrugë po ndjek edhe pasardhësi i tij, Fatmir Xhafaj. Janë 6 objekte të Policisë së Shtetit që do të rikonstruktohet ose do të ndërtohen nga fillimi,. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka hapur sot tenderin për shërbimin e studimit dhe projektimit të këtyre objekteve me një fond limit prej 13.3 milionë lekësh.

Në Tiranë, parashikohet rikonstruksioni i Poligonit të Mbyllur në repartin e Ndërhyrjes së Shpejtë në Vaqarr, objekti ku do të akomodohet Instituti i Policisë Shkencore në zonën e Saukut, si edhe parku i antenave në Fushë-Dajt.

Në Sarandë parashikohet rikonstruksioni i Komisariatit të Policisë. Ndërkohë që në Shkodër do të ndërtohet Reparti i Ndërhyrjes së Shpejtë. Po në Shkodër do të ndërtohet edhe godina e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit.

Të fundit