Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Gentian Gaba
Edhe një herë, ja ku vërtetohen akuzat e opozitës. Vargu i gjatë i filipikave që Partia Demokratike i ka kushtuar bëmave të kësaj mazhorance, në dy kohët e saj, po faktohen dita-ditës, deri tek emrat e përveçëm, nga kushërinjtë policë te kushërinjtë trafikantë. Fakte të hedhura përpara publikut si “fiqtë e Kartagjenës”, që politikani romak Katoni shpërndante në Senat për të bindur kolegët e tij për rreziqet që vinin nga bregu tjetër i Mesdheut.
Precizioni milimetrik i akuzave të PD-së ndër vite nuk ka ende një shije të ëmbël për fituesit moralë të kësaj historie pa lavdi për historinë tonë moderne. Fiqtë janë të athët, dhe e hidhur është kjo fitore, sepse dy palë zgjedhje kanë shkuar, dhe “dopingu” elektoral ka ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve.
Një tjetër Shqipëri do të ishte ajo pa kanabis dhe të fortë, ndoshta jo më e mirë, por ndryshe; më e ekuilibruar në shpërndarjen e pushtetit, më e balancuar në politikbërje, me “kapistra” më të forta për ata që morën çdo gjë, me çdo kosto, me çdo kusht.
Jemi përballë një fitoreje morale të opozitës, por edhe një difate morale të shoqërisë tonë, e cila ka humbur aftësinë për të ndarë të keqen nga e mira, të drejtën nga e gabuara, të vërtetën nga gënjeshtra.
Nuk është problemi se kemi konstatuar këtë muaj se politikanët gënjejnë, sepse do të ishte si të zbulonim ujin e ngrohtë. Ajo që këtë muaj goditi të gjithë ishte rënia morale e një mazhorance që vendosi të rreshtonte në të njëjtin krah policë, trafikantë, ministra dhe kryetar bashkish.
Nuk është as problem se janë po të njëjtët të cilët krijuan kushtet që policët e akuzuar të zhdukeshin pa nam e nishan; pasi tanimë e dimë që janë pjesë e të njëjtit mekanizëm, dhe nëse një nga bullonët bie, bie gjithë ngrehina që u ngrit në këto katër vite.
Problemi real është se të gjithë e dinim që gjërat ishin pikërisht kështu. E dinim që hashashi kishte zënë çdo milimetër të territorit; e dinim që pushteti i fituar me paratë e hashashit do të përdorej për të blerë akoma më shumë pushtet. E dinim dje dhe nuk reaguam; sot jemi të sigurt për këtë dhe ende nuk reagojmë. Apatia dhe heshtja e shqiptarëve është tanimë shpresa e vetme e një qeverie me legjitimitet të cunguar.
Votat e “pista” të 25 qershorit, por edhe të 23 qershorit të dy viteve më parë, dëshmojnë se jemi përballë një projekti politik të dështuar dhe një mazhorance që nuk ka përse t’i përgjigjet askujt për aksionet politike, ekonomike dhe sociale.
Nuk ka përse t'i përgjigjet askujt për PPP-të, që janë një minë me sahat për ekonominë publike; nuk ka përse t'i përgjigjet askujt për renditjen e Shqipërisë në vendin e 105-të në botë, sipas FMN-së, për të ardhurat për frymë (një vend poshtë Bosnjes së afërt, dhe një vend sipër Angolës të largët); nuk ka përse t'i përgjigjet askujt për ngritjen e taksave, që për pasojë krijojnë papunësi, rënie të fuqisë blerëse, e kështu me radhë. Kjo mazhorancë nuk ka përse t'i përgjigjet askujt, me të drejtë, për asgjë, pasi ajo nuk e ka fituar besimin e qytetarëve, por e ka marrë atë nëpërmjet një vote të “pisët”.
Kjo është sitauta në Shqipëri në prag të njëzet vjetorit të hyrjes në politikë të Edi Ramës, dhe nëse gjërat nuk ndryshojnë, sikurse është tanimë e qartë, kjo do të jetë trashëgimia që ai do t’i lejë politikës shqiptare. Disa pallate të pikturuara në Tiranë, Parkun Rinia, pastrimin e një lumi, disa oaze betoni, tropikalizimin e autostradës me palma, stilin ekstravagant, dhe, qershia mbi tortë: kanabizimi dhe veshjen e disa kriminelëve me mandat deputeti dhe kryebashkiaku.
Kjo është fabula e liderit socialist, ndoshta shumë ndryshe nga çfarë publicisti dhe pedagogu i ri do të imagjinonte në vitet nëntëdhjetë për epilogun e vet. Një karrierë atipike, sikurse atipik ishte ai në ato vite; në stil, në shije, por edhe në rreshtat e hedhura me një farë talenti kontrovers. Sot, kur këmbana është gati të bjerë për njëzet vitet e tij në politikë, titulli i një shkrimi të tij “Ina, Ina, hiqi brekët”, mund të perifrazohet në “Edi, Edi, hiqi brekushet”.
Sepse, pas kaq shumë kohësh, Ramën, vetëm brekushet ia "mbulojnë" mediatikisht lakuriqësinë e pushtetit të tij.
"Mbreti është lakuriq" duket se thotë Basha me prononcimet e tija publike; përtej kapadaillëkut dhe moskokëçarjes në publik të kryeministrit, fjalët e opozitës e shqetësojnë atë sepse, me sa duket, diçka di, dhe kjo është mirë jo vetëm për opozitën, por për të gjithë ata që dinin dhe vazhdojnë të heshtin.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38