Flash News

KRYESORE

Edi Paloka: Basha është i sinqertë kur kërkon ndryshim të sistemit

Edi Paloka: Basha është i sinqertë kur kërkon ndryshim

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka thotë sot në Shqipëri ekziston fryma e ndryshimit dhe se besimi ndaj kësaj partie është rritur shumë te qytetarët.

Ai u shpreh i bindur në ‘A Show’ se kryetari Lulzim Basha është i sinqertë ku kërkon ndryshimin e sistemit në Shqipëri.

“Basha është shumë i sinqertë në atë që kërkon të bëjë. I gjithë sistemi, i mirë apo i gabuar, na ka sjellë në këtë gjendje sot. Basha shpreson që këtë tranzicion kaq të gjatë t’i japë fund. Unë besoj që jo vetëm e realizon, por mendoj se edhe i gjithë opinioni publik e kërkon, dhe shoh mbështetjen që po merr nga intelekutalët”, u shpreh Paloka.

Sa i përket krizës politike, Paloka theksoi se nuk ka asnjë komunikim midis opozitës dhe mazhorancës, por disa qarqe të rëndësishme nga jashtë vendit kanë filluar të lëvizin pozitivisht.

Të fundit