Flash News

KRYESORE

Edi Paloka: Qeveri e errësirës, si fytyra e ngrysur e Gramozit

Edi Paloka: Qeveri e errësirës, si fytyra e ngrysur e Gramozit

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka ironizuar miratimin e programit të qeverisë “Rama 2” në parlament natën vonë.  Në një status në Facebook, ai shkruan se edhe Rama edhe votëbesimin e kërkoi në “errësirën e natës”.

 “Qeveria e erresires…Edhe votbesimin e kerkoi ne erresiren e nates ne nje Parlament te ngrysur si fytyra e Gramoz Rucit,” shkruan Paloka në Facebook.

Kuvendi ka miratuar programin e qeverisë “Rama 2” me 78 vota pro. Në përfundim të seancës maratonë që nisi ditën e djeshme në orën 09:00, programi “Rama 2” u miratua. Programi i qeverisë u prezantua nga vetë kryeministri dy ditë më parë nga foltorja e Kuvendit, ku paraqiti premtimet për 4 vitet e ardhshme.

Të fundit