Flash News

KRYESORE

Edi Paloka reagon pas premtimit të Tom Doshit: Papritur “zbulove” se këta urrejnë antikomunistët

Edi Paloka reagon pas premtimit të Tom Doshit: Papritur

Pas premtimit të deputetit Tom Doshi se brenda këtij viti do të ndërtohet shtëpia trekatëshe e Prek Calit, ka reaguar Edi Paloka.

“Toma, pasi u zgjodh deputet me siglen e Gjinushit, pasi votoi per kryeminister te birin e Kristaqit dhe nipin e Spiro Kolekes, pasi votoi per Rucin dhe Xhafajn, pasi votoi pinjollet e Sul Bushatit e Llambi Gegpriftit... papritur "zbuloi" se keta i urrekan antikomunistet kur prishen kullen e Prek Calit...”, shprehet Paloka në një status në facebook, duke i lënë të nënkuptojë Doshit se është “zgjuar” shumë vonë.

PREMTIMI I TOM DOSHIT:

Siç jeni informu nga media, janë prish punimet që kishin fillu për rindërtimin e shpisë së Prek Calit në Vermosh...Në veçanti më vjen keq për mundin e komunitetit shqiptar të Amerikës që kontribun financiarisht për punimet që ishin ba deri dje dhe i kerkoj falje në emën të tan shqiptarëve .

Pikërisht, ata që do të duhej ta kishin mbrojtë shtëpinë e prijësit dhe të mbrojtësit të tokave shqiptare, heroit Prek Cali, e rrafshuen edhe atë që kishte mbetë në kambë. 

Ky akt barbar turpnon ata që i kanë marrë votat malsorëve dhe tregon se urrejtja ndaj qëndrestarëve antikomunista si Prek Cali nuk ka fund.

Un i premtoj mbështetësve dhe bashkëqytetarëve te mij, se shtëpia e Prek Calit do të ndërtohet ashtu siç ka kene dikur, kurrkush nuk mund ta mposhtë kujtimin e atij burri të kombit. Un vetë si kushri i tij, si deputet dhe si qytetar, ju jap fjalën që shtëpia e Prek Calit do të ndërtohet trekatëshe për Vitin e Skënderbeut.

Me respekt,

Tom Doshi

 

Të fundit