Flash News

KRYESORE

Edi Paloka: Tahiri, kurbani i Ramës

Edi Paloka: Tahiri, kurbani i Ramës

Nënkryetari i Kuvendit, deputeti i PD-së Edi Paloka nuk i ka kursyer akuzat në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Nga foltorja e Kuvendit Paloka komentoi “programin” e Ramës, që, sipas tij, nuk është program, duke argumentuar se është në vijim të të gjithë punës dhe ecurisë së qeverisë së mëparshme. Nënkryetari i Kuvendit, Edi Paloka thotë se kryeministri Edi Rama nuk ka një program qeverisës. Nga foltorja e Kuvendit  deputeti demokrat thotë se ashtu si në fushatën elektorale të 2013-ës edhe në fushatën e 2017, Rama nuk prezantoi një platformë qeverisë para shqiptarëve. Duke iu referuar fjalës së djeshme të kryeministrit Edi Rama në Kuvend, deputeti Paloka tha se shqiptarët e dëgjuan të fliste “për allatet e kalit të Skënderbeut, por jo për programin e qeverisë”.

“Parashikojnë rritje imagjinare për 4 vitet. Foli për allatet e kalit të Skënderbeut, por për programin e qeverisë nuk dëgjoi gjë askush. Ne nuk prisnim të merrnim përgjigje prej tij, por program nuk ka. Në fakt e vërteta është kjo, Rama nuk ka patur program qeverisës pasi nuk ka nevojë për të, madje nuk ka nevojë as të qeverisë. Nuk ka nevojë për program që të marrë votat e shqiptarëve, nuk e bëri në 2013, por fitoi, edhe tani nuk e beri, dhe prapë fitoi madje edhe më thellë, siç na paralajmëroi sa herë denonconim skandalet e tij këtu në Kuvend. Dhe kjo një arsye e ka”, tha Paloka.

Paloka komentoi edhe mospërfshirjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në kabinetin e ri qeveritar, duke e cilësuar si kurban të Ramës.

“Bëri kurban Beqajn dhe Tahiri, por e di kushdo që ata u përdorën keq nga Rama. Ai shpalli si risi qeverinë e vogël. Edhe më naivi e kupton se cilat janë qëllimet e vërteta të këtyre ndryshimeve, që lidhen me të famshmen tepsi dhe timon. Tani vjedhja do jetë e përqendruar. Nga dy duart, vendoset në një dorë”, tha Paloka.

Të fundit