Flash News

KRYESORE

Edi Rama: Bypassi i Tepelenës përfundon brenda këtij mandati

Edi Rama: Bypassi i Tepelenës përfundon brenda këtij mandati

“Një nga rrugët e reja që do të ndërtohet është pikërisht rruga që do të lidhë Tepelenën me bregdetin”, deklaroi sot kryeministri Edi Rama në nisjen e punimeve për bypass-in e Tepelenës.

Në fjalën e tij, Rama tha se janë  edhe të tjera projekte me impakt të rëndësishëm në këtë qark dhe në qarkun e Vlorës.

“E përmend qarkun e Vlorës sepse një nga rrugët e reja që do të ndërtohen  është pikërisht rruga që do të lidhë Tepelenën me bregdetin nga Gusmari në Kuç, projekt që e kemi tanimë të detajuar së bashku me kryebashkiakun e Tepelenës, dhe që do ta kthejmë në realitet në këtë periudhë të mandatit tonë të dytë”, tha ai.

 

Gjithashtu, Kreu i Ekzekutivit, u ndal edhe te ndërtimi i rrugës së Kakarisë apo rrugët e tjera të rëndësishme për zhvillimin rural që nga Dropulli deri në Libohovë apo në Memaliaj, Përmeti pa diskutim.

Të fundit