Flash News

KRYESORE

Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiç kaluan natën së bashku në hotelin luksoz

Marrëdhënia e Edi Ramës me Aleksandar Vuçiç është aq e afërt, sa dy zyrtarët e lartë i kalojnë tashmë netët në një hotel. Kështu kanë vepruar edhe gjatë pjesëmarrjes në Kongresin e Naftës, i zhvilluar pak ditë më parë në Stamboll.

Presidenti i Serbisë dhe kryeministri i Shqipërisë kanë zgjedhur hotelin luksoz “Sunset”, gjatë qëndrimit në qytetin turk.

Stafi i hotelit i ka fotografuar së bashku Ramën dhe Vuçiç dhe foton më pas e kanë shpërndarë në rrjetet sociale.

Ndërkohë që afrimiteti i Ramës dhe Vuçiçt sa vjen e thellohet, marrëdhëniet Serbi-Kosovë njohin vetëm përkeqësim.

Të fundit