Flash News

KRYESORE

Edi Rama e pranon në Financial Times: Droga në Shqipëri është një problem europian

Edi Rama e pranon në Financial Times: Droga në Shqipëri

Në një koment të shkruar për prestigjiozen Financial Times, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e pranon se droga shqiptare është një problem, jo vetëm i Shqipërisë, por edhe i Europës. Ai iu bën thirrje qeverive të vendeve të BE-së që të angazhohen në luftën kundër krimit, sepse trafikanët shqiptarë hiqen si biznesmenë legjitimë dhe kanë aktivitete edhe në vendet e tyre.

Shkruan Rama:

'Këta kriminelë nuk operojnë vetëm në Shqipëri. ata janë të lidhur dhe të ndërlidhur me krimin e organizuar në vendet konsumatore të kanabisit, dhe qeveritë e këtyre vendeve duhet gjithashtu të mbajnë ca përgjegjësi për t'i sjellë para drejtësisë.

Këta janë njerëz të rrezikshëm. Qeveria ime i klasifikon ata si kërcënim të sigurisë kombëtare. Edhe qeveritë tuaja duhet ta bëjnë këtë. Shumë prej tyre, jetojnë diku në Europë dhe pretendojnë se janë biznesmë legjitimë. Por, mos u gaboni. Ata janë kriminelë, biznesi ndërkombëtar i të cilëve skllavëron njerëz dhe krijon pështjellim diku."

Të fundit