Flash News

KRYESORE

Edi Rama e tepron në konferencën e rëndësishme, mediat e kapin në momente aspak serioze

Edi Rama e tepron në konferencën e rëndësishme, mediat e

Gjatë qëndrimit në Vjenë të Austrisë, kryeministri Edi Rama ka qenë i ftuar për të marrë pjesë në promovimin e librit “New state, Modern statesman”, të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Konferenca u organizua në Akademinë Diplomatike të Vjenës dhe të pranishëm ishin shumë gazetarë, studiues dhe diplomatë karriere që merren prej vitesh me çështjen e Kosovës, si Albert Rohan dhe Wolfgang Petritsch.

Por ndonëse qëndronte përpara të ftuarve, Rama ka krijuar idenë se ka shkuar atje i detyruar dhe jo i bindur se ishte një konferencë që ia vlente pjesëmarrja e tij. Ai është kapur nga mediat në momente aspak serioze, teksa kishte mbushur një fletë të madhe me vizatime, ndërkohë që të pranishmit e tjerë në panel vijonin diskutimet.

Kjo shpërfillje e Ramës ka tërhequr vëmendjen e bashkëbiseduesve që ai kishte në krah.

Të fundit