Flash News

KRYESORE

“Edi Rama është gati të shkatërrojë këtë vend vetëm që të mos preket xhepi i tij”

“Edi Rama është gati të shkatërrojë

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar pas intervistës së kryeministrit Edi Rama për median austriake, ku ai është shprehur i gatshëm të bëjë gjithçka që Shqipërisë t’i hapen negociatat për anëtarësim në BE.

Paloka shkruan se Rama është gati të bëjë gjithçka, përveç atyre që i kërkohen të bëjë për të hapur negociatat. Sipas Palokës, kryeministri e ka më të lehtë të mbushë vendin me terroristë dhe refugjatë, se sa të dorëzojë Saimir Tahirin dhe Fatmir Xhafajn, apo të godasë krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Nënkryetari i Kuvendit thotë se Rama është gati të shkatërrojë vendin, vetëm që të mos preket karrigia dhe xhepi i tij.

Reagimi i Edi Palokës:

“Jam gati te bej gjithçka per negociatat”-thote Rama per median austriake.

Ne fakt eshte gati te bej gjithçka pervec atyre qe i kerkojne te bej.

Per te eshte me e lehte te ngrej kampe e te mbushi vendin me terroriste apo me refugjate se sa te dorzoje Tahirin dhe Xhafajn.

Eshte gati te veteofrohet ( te ofroje Shqiperine ne fakt) per arme kimike dhe plehra toksike po nuk eshte gati te ndal krimin e organizuar dhe trafikun e droges.

Fal detin dhe naften e shqiptareve po nuk heq dot dore nga koncesionaret dhe oligarket e tij.

Merr persiper te denoj me kthim ne mjerimin e “rilindjes” te qindramije shqiptareve qe sot jane te detyruar te kerkojne shpresen neper Evrope, por nuk merr persiper te bej reforme zgjedhore e as drejtesi te pavarur qe t’ju jap shqiptareve te drejten te zgjedhin lirisht ata qe duan ti qeverisin .

Me pak fjale, veteofrohet dhe eshte gati ta shes e shkatrroje kete vend pa u menduar dy here vetem qe mos i preket karrigia dhe xhepi i tij.

Po sigurisht qe edhe per keto “fajin e ka opozita”...!!!

Të fundit