Flash News

KRYESORE

Edi Rama: Fatmir Xhafaj do largohej nga detyra vetëm në një rast

Edi Rama: Fatmir Xhafaj do largohej nga detyra vetëm në një rast

Kryeministri Edi Rama i ka dhënë edhe një herë tjetër mbështetje ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, dorëheqja e të cilit kërkohet nga opozita shqiptare.

Në një intervistë për ‘Abc News’, Rama deklaroi se Xhafaj është vendosur në qendër të sulmeve për shkak të goditjeve që policia ka kryer ndaj krimit të organizuar.

“Unë kam një opinion shumë të mirë për punën e ministrit të Brendshëm, bazuar në fakte. Besoj shumë se fokusi i ministrit dhe goditjet e policisë në luftën kundër krimit të organizuar e kanë vendosur në qendër të sulmeve”, tha Rama.

Kryeministri tha se Xhafaj do të largohej nga detyra e ministrit vetëm nëse provohej se vëllai i tij, Agron Xhafaj, do të rezultonte aktiv në trafikun e drogës.

“Kjo është një histori e vjetër dhe e ditur. Nuk ka asgjë të re. Këtë histori edhe mediat e kanë publikuar më shumë se një herë në të shkuarën. Jetojmë në një sitem ku që nga mosha 18 vjeç çdokush varet nga këmbët e veta. Vetëm nëse vëllai do të rezultonte i përfshirë në trafik aktiv, vëllai tjetër nuk mund të ishte ministër, dhe kjo vetëm për arsye morale”, u shpreh Rama.

Kryeministri Rama ripërsëriti se audio-përgjimi i publikuar nga PD për Agron Xhafajn, nuk është i vërtetë, gjithsesi, shtoi se është duke pritur verifikimet e Prokurorisë.

Të fundit