Flash News

KRYESORE

Edi Rama ftesë publike Fatos Nanos: Të marrim në dorë përgjegjësitë e së ardhmes në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama i ka bërë ftesë publike Fatos Nanos, por edhe të larguarve të tjerë që të bëhen bashkë për të marrë në dorë përgjegjësitë e së ardhmes së Shqipërisë.

“Për t’i dhënë mundësinë e atyre që janë më të rinj që nuk e njohin mjaftueshmërisht historinë tonë që nuk kanë pasur mundësi t’i dëgjojnë protagonistët e së djeshmes. Sigurisht që duhet të bëj bashkë Fatos Nanon, Servet Pëllumbin, Ethem Rukën, Luan Hajdaragën, Ylli Bufin e me radhë njerëz që kanë pasur përgjegjësira të mëdha në momente të caktuara me ne që sot i kemi këto përgjegjësi dhe pesha”, tha Rama gjatë një takimi të fondacionit “Qemal Stafa”.

Kryeministri Rama është pasues i Nanos në krye të PS-së dhe qeverisjes së Shqipërisë.

Të fundit