Flash News

KRYESORE

Edi Rama ‘gozhdon’ Elisa Spiropalin në Asamble: Nuk e ka bërë punën për të cilën është zgjedhur

Edi Rama ‘gozhdon’ Elisa Spiropalin në Asamble: Nuk e ka

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama është treguar shumë i ashpër në Asamble me Elisa Spiropalin, e cila mban postin e Koordinatores Kombëtare, duke e akuzuar se nuk ka bërë siç duhet detyrën që i është ngarkuar.

Rama kritikoi deputeten socialiste dhe drejtuesit e tjerë të PS se nuk kanë bërë sa duhet për t’u shpjeguar reformat qytetarëve.

“Unë prisja nga Elisa Spiropali që të thoshte gjërat për të cilat është zgjedhur, koordinatore e bashkëqeverisjes. Dhe prisja nga Elisa Spiropali që të thoshte se cilët kryetarë të Partisë Socialiste duhet të shkarkohen sot, jo nesër. Për faktin që nuk duan t’ja dinë fare për bashkëqeverisjen me një instrument që është konkret. Por jo, Elisa nuk e bëri, shpresoj që ta bëjë në të ardhmen”, u shpreh Rama në Asamble.

Sipas Ramës, askush nga PS nuk ulet me njerëzit për t’u shpjeguar se “përse rritja e taksave ka sjelljë ulje të çmimeve” dhe këtu iu referua çmimit të karburantit.

Nga çfarë frikësohet Edi Rama? Porosi Asamblesë së PS: Jemi në fushatë të mirëfilltë, shpërndahuni në çdo qark

Erion Veliaj merr përsipër punën e Ditmir Bushatit dhe flet si ministër i Jashtëm

Të fundit