Flash News

KRYESORE

“Edi Rama ka fituar 4 milionë euro brenda një ditë”

“Edi Rama ka fituar 4 milionë euro brenda një ditë”

Në takimin që zhvilloi me banorët e Kamzës, kryeopozitari Lulzim Basha deklaroi se qeverisja e kryeministrit Edi Rama përkufizohet “merri shumicës dhe jepi vetes tënde.”

Duke cituar investigime në media, Basha theksoi se Rama ka fituar 4 milionë euro vetëm për një ditë me ujin e KESH-it.

“Uji, kthehet në mallkim për njerëzit e thjeshtë dhe kthehet në pasurim për Edi Ramën. Kjo është Shqipëria që ka ndërtuar Edi Rama”, tha kreu i PD-së.

“Kjo nuk është qeverisje, kjo është hajdutëri me ligj”, shtoi ai.

Basha takon banorët e prekur nga përmbytjet në Valias: Kam parë dhimbje të madhe, m’u desh të përmbaja veten 

Të fundit