Flash News

KRYESORE

“Edi Rama ka mbaru”, ja si u prit Basha në çadër në orën 01:00 të mëngjesit

“Edi Rama ka mbaru”, ja si u prit Basha në çadër

Menjëherë sapo shtrengoi duart me kryeministrin Edi Rama në Kryesinë e Kuvendit, kreu i opozitës, Lulzim Basha u nis drejt çadrës aty ku e prisnin dhjetëra demokratë.

Me brohoritje dhe duartrokitje është pritur Basha nga militantët e tij, të cilët nisën të thërrasin edhe parulla kundër kryeministrit Rama.

“Edi Rama ka mbaru”, ishte një prej parullave të protestuesve në çadër.

Basha i falenderoi ata për qëndresën që treguan në realizimin e kauzës për zgjedhje të lira e të ndershme.

 

 

Të fundit