Flash News

KRYESORE

Edi Rama konfirmon Erion Veliajn kandidat për bashkinë e Tiranës

Edi Rama konfirmon Erion Veliajn kandidat për bashkinë e Tiranës

Presionet e vazhdueshme nga brenda Partisë Socialiste duket se kanë detyruar kryeministrin Edi Rama të njoftojë gjashtë muaj përpara zgjedhjeve lokale të qershorit se, Erion Veliaj do të rikandidojë për një mandat të dytë në bashkinë e Tiranës.

Gjatë prezantimit të projektit për kampusin e ri universitar në Tiranë, Rama tha përfundimi i punimeve do të përfundojë brenda mandatit tjetër të kryetarit të bashkisë.

“Brenda këtij mandati të gjitha konviktet do të jenë në situatë katërcipërisht ndryshe dhe ndërkohë, bashkë me Bashkinë e Tiranës, do të fillojmë ndërtimin e këtij kampusi dhe brenda mandatit tjetër të kryetarit të bashkisë ne do të përfundojmë kampusin universitar, u shpreh Rama.

Marrëdhëniet e Ramës me Veliajn nuk janë ato të disa viteve më parë, kjo për shkak se kryebashkiaku i Tiranës nuk e ka fshehur ambicien për të marrë drejtimin e Partisë Socialiste. Kriza në marrëdhënien e tyre doli në pah kryesisht gjatë protestës së studentëve, në dhjetorin e 2018-ës.

Fotografi i njohur: Erion Veliaj ka bërë diçka që nuk ekziston në asnjë vend të botës

Të fundit