Flash News

KRYESORE

Edi Rama kundër Albin Kurtit, pret në takim të larguarit nga Lëvizja Vetëvendosje

Edi Rama kundër Albin Kurtit, pret në takim të larguarit nga

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po përfshihet në debatin e brendshëm politik të Kosovës dhe ky aksion ka nisur me një goditje për Albin Kurtin, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Rama ka pritur sot në një takim në Kryeministri, Shpend Ahmetin, i cili është kryetar i Partisë Socialdemokrate dhe dy deputetë të tjerë të kësaj partie, Visar Ymerin dhe Aida Dërgutin. Në publikimin që ka bërë në rrjetet sociale, Rama shkruan: “Me Shpendin, Aidën, Visarin dhe Elisën (Spiropali), duke këmbyer sot opinionet për ecurinë e punëve andej e këtej bjeshkëve.”

Bazuar edhe në prezantimin që bën Rama, Shpend Ahmeti në Kryeministrinë e Shqipërisë nuk ka mbërritur si drejtues i komunës së Prishtinës, por si kryetar i PSD-së, kjo faktohet edhe nga roli që kanë në parti dy shoqëruesit e tij.

Visar Ymeri është nënkryetar i PSD-së dhe Aida Dërguti është Sekretare e Përgjithshme e kësaj partie. Këta dy deputetë u larguan pak muaj më parë nga Vetëvendosje, pas përplasjeve me Albin Kurtin, duke u ndjekur më pas edhe nga Shpend Ahmeti.

Kryeministri i Shqipërisë duhet të shpjegojë përse diskutimet për “ecurinë e punëve andej e këtej bjeshkëve” i ka nisur me një parti që renditet e pesta në Kuvendin e Kosovës dhe jo me ato parti që kanë grupe më të mëdha parlamentare dhe vendimtare për politikën në Prishtinë.

Shpend Ahmeti zgjedh modelin e Edi Ramës: Duam thellim të bashkëpunimit me PS

Të fundit