Flash News

KRYESORE

Edi Rama, mbaje mend mirë, nuk ka bashkëjetesë me republikën e vjetër të zullumit

Edi Rama, mbaje mend mirë, nuk ka bashkëjetesë me republikën

Deklarata e Lulzim Bashës sonte në takim me qytetarët e Elbasanit Lulzim Basha ka sqaruar publikisht gjatë takimit në darkë në Elbasan, mbi tymnajat që po përpiqet të mbjellë Edi Rama tek njerëzit.

“Dredhia e fundit e republikës së vjetër është ideja që po mbjell në kokat e njerëzve se ekziston një mundësi bashkëjetese me Republikën e Re. E keni vënë re apo jo. Luli është çun i mire. Unë nuk jam çun i mire, në këtë garë, ku do të vendosin shqiptarët për të ardhmen e tyre, unë jam më i miri. Jo vetëm kaq, por Edi Rama nuk i lan dot zullumet dhe gjynahet në këto katër vite, braktisjen e premtimeve, gjendjen e mjeruar të ekonomisë, duke u fërkuar pas Republikës së Re, pas Partisë Demokratike, apo pas meje. Mbaje mend këtë që po të them. Ti të thuash nga mëngjesi në darkë që unë jam çun i mirë, elbasallinjtë dhe gjithë shqiptarët e dinë që jam çun i mire, por nuk jam thjeshtë i mirë por jam më i miri në këtë garë, me planin më të mirë, me vendosmërinë për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza. Dhe kjo nuk kalon nga bashkëjetesa me republikën e vjetër por nga mundja totale e republikës së vjetër me votën e bashkuar të shqiptarëve në datën 25 Qershor”, tha Lulzim Basha

Të fundit