Flash News

KRYESORE

Edi Rama mbron deputetin Rraja: Kush mbush 18 vjeç mban vetë përgjegjësi përpara ligjit

Edi Rama mbron deputetin Rraja: Kush mbush 18 vjeç mban vetë

Rrahman Rraja do të vijojë të mbetet deputet i Partisë Socialiste pavarësisht se djali i tij ka torturuar dhe ka përdhunuar një vajzë 25 vjeçare. Gjatë një konference nga Korça, kryeministri Edi Rama tha se deputeti Rraja duhet të hetohet nëse është implikuar në këtë proces, por nga ana tjetër, theksoi se kush mbush 18 vjeç mban vetë përgjegjësi përpara ligjit, duke iu referuar djalit të tij, Rexhep Rraja.

“Deputeti duhet të hetohet njësoj si të gjithë të tjerët, nëse ka apo jo implikim në këtë proces. Por fakti është që askush nuk ka mundur të bëjë asgjë edhe nëse ka tentuar, sepse policia e ka respektuar procedurën nga a-ja te zh-ja, dhe unë u sfidoj të provoni të kundërtën. Jetojmë në një sistem kush mbush 18 vjeç mban vetë përgjegjësi përpara ligjit dhe askush tjetër nuk përgjigjet për të”, tha Rama.

I pyetur nëse e beson pretendimin e deputetit Rraja se historia është shpikur për shkak të xhelozisë, Rama tha se nuk i intereson kjo deklaratë pasi është subjektive, por kërkon qëndrimin e prokurorisë për këtë çështje.

Të fundit