Edi Rama mbyll takimin informal me ministrat, zbulon vendimin e parë të qeverisë

Kryeministri Edi Rama ka përfunduar sot takimin informal me ministrant e rinj, ndërkohë që ka zbuluar vendimin e parë që do të marrë qeveria e re.

Përmes një statusi në “Facebook” Rama shkruan se vendimi i parë i qeverisë është shpallja e vitit 2018 viti i Skënderbeut.

Statusi i Ramës:

“Mbyllëm diskutimin maratonë me skuadrën e re qeverisëse. Vendimi i parë i qeverisë do të jetë shpallja e vitit 2018 VITI I SKENDERBEUT🇦🇱