Flash News

KRYESORE

Edi Rama në postin e ministrit të Jashtëm, Ilir Meta tregon kur do e marrë vendimin

Edi Rama në postin e ministrit të Jashtëm, Ilir Meta tregon kur

Vendimi për t'i dhënë ose jo kryeministrit Edi Rama postin e ministrit të Jashtëm, pritet të merret gjatë ditës së nesërme nga presidenti Ilir Meta. Gjatë emisionit 'Të Paekspozuarit', Meta konfirmoi se konsultimet e fundit me stafin do i zhvillonte sot në mbrëmje, për të pasur një vendim nesër.

"Kushtetuta nuk detajon çdo gjë. Presidenti ka të drejtë të bëjë interpretimin fillestar të Kushtetutës. Ne po shikojmë parimet e Kushtetutës për të bërë një gjykim më të përgjithshëm, po shikojmë precedentët tonë apo precedentët e shteteve të tjera, veçanërisht Italinë, për të arritur në një konkluzion sa më të drejtë dhe të logjikshëm. Nuk e thash as që do e dekretoj dhe as do e çdekretoj, ti (Ylli Rakipi) po më provokon kot. Ndoshta nesër do të marrim një vendim për këtë", tha Meta.

Sa i përket emrit të Gent Cakajt, Meta tha se Presidenti i Republikës nuk mund të bëjë eksperimente me këtë post të rëndësishëm. Sipas presidentit, jo çdokush mund të bëhet ministër pa patur parasysh asnjë lloj kriteri.

"Nëse do  të kisha kënaqësi për të shkarkuar dikë, do të ishte Ditmir Bushati" 

Meta shpjegon lidhjen e LSI me Balilin: Klementit i kam dhënë vetëm dorën, por nuk kam patur asnjë takim

Ilir Meta shkon me Kushtetutë në emision: Qytetarët duhet të jenë të qetë për presidentin e tyre

Të fundit