Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Preç Zogaj
Ligjvënësit amerikanë kanë miratuar një ligj që u ndalon hyrjen në SHBA politikanëve nga vendet e tjera të botës, të cilët rezultojnë të përfshirë në afera korruptive apo në shkeljen e lirive dhe të drejtave të njeriut. Nuk është thjesht një refuzim vize, por një shpallje “non grata” e tyre dhe e familjarëve të tyre për një kohë të pacaktuar.
Ky është mekanizmi i distancimit të SHBA-së nga kjo kategori politikanësh, i damkosjes dhe djegies së tyre politike në ato vende ku ka një opinion publik të gjerë proamerikan, siç është vendi ynë për shembull. Ky është, ndërkaq, mekanizmi që shtrin goditjen brenda kupolave të mbyllura të kastave politike që sundojnë mbi ligjin dhe mbi çdo lloj gjykimi e ndëshkimi. Më tej, është mekanizmi që ndërsa e qorton dhe e fshikullon pa qenë nevoja ta thotë me fjalë, nënshtrimin, frikën, anësinë, konformizmin e drejtësisë së vjetër apo tranzitore në Shqipëri, i paraprin veprimit të domosdoshëm e të pashmangshëm të drejtësisë së re. Të gjitha këto e bëjnë shumë të dobishëm dhe me vlerë të jashtëzakonshme mekanizmin amerikan në fjalë.
Gjithë sa thamë më lart gjen ilustrim pikë për pikë në rastin e shpalljes “non grata” nga Departamenti i Shtetit të ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, me motivacionin e përfshirjes në raste të mëdha korrupsioni. Dako është praktikisht politikani më i lartë në Shqipëri deri në këtë moment, ndaj të cilit është marrë dhe publikuar një masë e tillë nga shteti amerikan. Përveçse kryetar bashkie në një prej tre-katër bashkive më të mëdha në vend, ai ka qenë për shumë vite dhe është akoma një nga figurat kryesore të Partisë Socialiste, një personazh me peshë të veçantë në thurjen e pushtetit të PS-së dhe Rilindjes, ndër më të lëvduarit nga Kryeministri Edi Rama. Shpallja e tij “non grata” nga Departamenti i Shtetit, përveçse një ndëshkim për atë si individ, është një goditje për një pilastër të pushtetit, në të cilin është identifikuar dhe është realizuar Dako.
Rrezja e goditjes i shkon PS-së dhe Kryeministrit Rama, pavarësisht se ai mund të mendojë se i ka larë duart me të duke mos e kandiduar në zgjedhjet e 30 qershorit dhe pavarësisht se po nënvizon vazhdimisht kohët e fundit se raporti i secilit prej zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë të shumicës socialiste me Drejtësinë e re është individual. Individuale është vërtet përgjegjësia penale, por kur bëhen shumë individët nga i njëjti grupim politik që bien në rrjetat e antikorrupsionit, përgjegjësia penale e gjithsecilit shpërndahet si përgjegjësi dhe si degradim i grupit, në radhë të parë i liderit që ka zgjedhur e promovuar në poste të larta një numër të konsiderueshëm bashkëpunëtorësh e drejtuesish që rezultojnë të korruptuar e të mbrapshtë. Si mund të jetë dorëjashtë lideri kur, më e pakta, gabon kaq dendur në zgjedhjen e njerëzve?
Dridhjet e tërmetit “Dako” u shkojnë ndërkaq një numri të madh politikanësh e njerëzish publikë në Shqipëri nga të gjitha krahët. Motivacioni i përdorur për Dakon u bën me dije të gjithëve se përmes agjencive dhe institucioneve të saj, SHBA-ja ka mbledhur e mbledh informacion për përfshirjen e politikanëve dhe zyrtarëve shqiptarë në afera korruptive dhe të keqbërjes ndaj vendit të tyre. Informacion, i cili, sigurisht, i nënshtrohet një verifikimi dhe filtrimi të denjë për firmën që duhet të vendosë në fund të praktikës Sekretari Amerikan i Shtetit. Nuk ka asnjë arsye që agjencitë amerikane, që bashkëpunojnë ngushtë me agjencitë analoge shqiptare, edhe pse mund të mos i ekspozojnë sa pa nisur të veprojë drejtësia e re, me qëllim që t’i mbrojnë nga hakmarrja e zyrtarëve të lartë vendas, pra nuk ka arsye që ky tandem amerikano-shqiptar të ketë siguruar informacion për përfshirje në raste të mëdha korrupsioni vetëm për Dakon. Logjika të thotë se informacion ka për të gjithë ata që kanë bërë të njëjtën gjë, apo më shumë se Dako. Pra, për ta thënë në mënyrë figurative, njoftimi i Xhebrailit apo i Gabrielit, do t’u mbërrijë me radhë dhe në kohën e duhur të gjithëve.
Ka pasur diskutime në Shqipëri nëse SPAK dhe Gjykata e Posaçme u konceptuan duke pasur parasysh vetëm dukurinë e pandëshkueshmërisë në sfera të larta apo edhe individë konkretë. Në fakt, duket se janë mbajtur parasysh të dyja: edhe dukuria, edhe individët. Radioja “Zëri i Amerikës” ka njoftuar se ka një listë me 170 persona nga Shqipëria, të cilëve u është ndaluar hyrja në SHBA. Është pak a shumë bërthama apo poli i oligarkisë politike, ekonomike dhe mediatike, që ka kontribuuar për të instaluar pandëshkueshmërinë në sferat e larta dhe vrasjen e sundimit të ligjit në Shqipëri prej shumë vitesh.
“Enigma” është pse nga kjo listë u veçua dhe u shpall emri i Dakos? “Enigma” tjetër është pse në këtë periudhë. Përgjigjen e ka Departamenti i Shtetit që e ka marrë vendimin. Ne vetëm mund të hamendësojmë, duke pasur parasysh zhvillimet në vend dhe impaktin që ka një vendim i tillë në këto zhvillime. E menduar apo jo, veçimi dhe publikimi i rastit të Dakos jep një përgjigje që ka peshën e faktit konkret ndaj një opinioni të investuar nga një pjesë e opozitës sikur SHBA-ja mban anën e qeverisë dhe janë të njëanshëm në lidhje me luftën kundër korrupsionit në sferat e larta. Ky investim ka morfologjinë e vet, që nuk është rasti ta trajtojmë. Por në thelb ka qenë një përpjekje për diskreditimin e Reformës në Drejtësi si prioritet i politikës amerikane dhe europiane në Shqipëri, përpjekje, e cila ka gjetur jehonë në keqinformimin, naivitetin, në kufizimet mendore e deri në një mënyrë të cekët e perfide të menduari të plazmuar kryesisht nga enverizmi.
Rasti “Dako”, që sigurisht do të pasohet me raste të tjera nga të gjitha subjektet politike, dëshmon sërish atë që kemi nënvizuar disa herë në faqet e kësaj gazete: SHBA-ja është shumë e madhe për të mbajtur anë në pisllëqet e kastave në vendin e vogël aleat; SHBA-ja respekton qeverinë dhe opozitën, punon me të dyja palët, mban qëndrime kritike ndaj tyre kur është rasti për të mbajtur, por nuk ndodh të jetë me qeverinë kundër opozitës, apo me opozitën kundër qeverisë. E përsëriti qartë edhe pardje nd/zëvendëssekretari i Shtetit, Palmer. SHBA-ja punon me qeverinë, por nuk mbështet Edi Ramën. Mbështet Shqipërinë.
Edi Rama është një pemë së cilës i janë liruar rrënjët. Ai mbahet nga një koniunkturë ku reflektojnë ndjeshëm edhe gabimet e opozitës, e cila ka ndërmarrë vendime të pashpërblyeshme nga SHBA-ja e BE-ja, siç janë djegia e mandateve dhe bojkotimi i zgjedhjeve; mbahet nga një agjendë politike e periudhës që jetojmë, ku do të fillojë të interferojë me produktin e saj Drejtësia e re. Por fati i tij me gropat që janë hapur e do të vijojnë të shtohen rreth lidershipit të tij, është rënia e paevitueshme. Lajmi i mirë për opozitën është se SHBA-ja konfirmon drejtësinë e betejës së saj kundër aleancës së Dakos dhe eksponentëve të tjerë socialistë me bandën e Avdylajve për shitblerje votash dhe pazare të tjera.
Opozitës nuk do t’i mungojnë lajme të tjera të mira si këto, që nuk i jepen për hatër, por falë parimësisë që përcakton qëndrimet e SHBA-së. Lajmi jo i mirë për opozitën në kontekstin e zhvillimeve të vrullshme që kemi përpara, do të ishte fillimi në PS i përgatitjeve për të nxjerrë pasuesin e Ramës, ndërkohë që PD mund të vijojë të mbetet e mbërthyer në “debatin” për dualizmin “Berisha apo Basha”, ndërsa në LSI do të presin garën mes Kryemadhit dhe Metës, siç u dëgjua të thoshte ajo mes brohoritjeve në një takim me të rinj para disa ditësh.
Momenti i publikimit të shpalljes “non grata” të Vangjush Dakos ka një domethënie më të gjerë sesa të japë një përgjigje për paanësinë amerikane. Ky vendim merret në një periudhë kur po përfundon ngritja e institucioneve të Drejtësisë së re dhe po troket ora e fillimit të tyre nga puna. Viti në vazhdim ka treguar se kriza dhe konflikti politik në vend kanë ardhur duke u ashpërsuar në përpjesëtim të drejtë me përparimin e reformës. Nga kjo pikëpamje, SHBA-ja mund të jetë duke përgatitur shpallje të tjera “non grata”, edhe më të bujshme, në këtë finale. Rasti “Dako” u mbyll gojën atyre që do të donin të paraqiteshin si viktima të anësisë politike të SHBA-së. Përtej kësaj, ndihet nevoja për të ndihmuar dhe inkurajuar në këtë fillim të rrugës prokurorët e gjyqtarët që do të merren me peshqit e mëdhenj. Personat e shpallur “non grata” nga SHBA nuk mund t’i kenë pendët e ngritura kur të thirren si të pandehur nga drejtësia e re.
Por njerëzit e Kryeministrit dhe vetë Kryeministri mund ta zgjerojnë e duhet ta zgjerojnë gamën e analizës, duke përftuar prej saj një sinjal apo, pse jo, një paralajmërim për zotin Rama jo vetëm në lidhje me antikorrupsionin, por edhe për lëvizje politike të caktuara, që dashje pa dashje krijojnë çorientim në lidhje me aleancat. Shqipëria është një vend i hapur, që mban marrëdhënie miqësore me të gjitha vendet që kanë të njëjtin qëndrim miqësor me të, por aleat strategjik singolar ka vetëm një vend në botë: SHBA. Dhe kjo nuk duhet të jetë retorikë, por duhet të mbahet gjithnjë e sendërtuar në politikën dhe diplomacinë tonë korrente dhe afatgjatë.
Titull origjinal: Dridhjet e "termetit Dako" / Gazeta Liberale
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38