Flash News

KRYESORE

Edi Rama: Në Shqipëri vendos vota e popullit

Edi Rama: Në Shqipëri vendos vota e popullit

Kryeministri Edi Rama thotë se në Shqipëri vendos populli dhe vota e popullit se kush duhet të qeverisë. Gjatë prezantimit të Majlinda Carës si kandidate e Partisë Socialiste për bashkinë e Kurbinit, Rama tha se 30 qershori “është një betejë politike për të ardhmen që duam për vendin tonë.”

“S’po bëjmë fushatë thjesht për të mbështetur kandidatët tanë, por për Shqipërinë e nesërme”, tha Rama, duke akuzuar partitë opozitare se kanë braktisur garën sepse kanë frikë nga humbja.

Sipas Ramës, opozita ka zgjedhur rrugën që po i çon drejt humnerës. "Ata janë pak dhe do jenë çdo ditë e më pak. Ne jemi shumë dhe do të jemi gjithmonë e më shumë", shtoi ai.

Të fundit