Flash News

KRYESORE

Edi Rama: Nuk e kam popullin kundër, vetëm katër njerëz

Edi Rama: Nuk e kam popullin kundër, vetëm katër njerëz

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot në Vaun e Dejës, kandidatin e

PSD-së. Si përherë Rama ka përsëritur se në 30 qershor do të ketë zgjedhje dhe askush nuk do t’i ndalojë.

Edhe pse vendi po ‘zien’ nga tensioni, Rama tha se populli nuk është kundër tij, por janë 4 veta që bëjnë rrëmujë.

“Janë 4 veta, Sali Berisha Ilir Meta, Lulzim Basha dhe fallxhorja. 4 veta që kanë marrë përsipër që të ringjallin Haxhi Qamilin. Këta të 4 kanë një hall shumë të madh, hallin e kanë me drejtësinë. Kanë qenë që në sekondën e parë kundërshtarë të reformës në drejtësi. Këta nuk duan atë drejtësi që do pastrojë Shqipërinë, nga krimi dhe korrupsion.i”-tha Rama.

Duke mos kursyer gjuhën jo etike, Rama i quajti mbështetësit e opozitës ‘talebanë’.

“Fatkeqësisht sot që flasim, kjo gjë ndodh në dy vende të globit, në Shqipëri me PD dhe në Afganistan me talebanët. Talebanët aktualisht janë të angazhuar në një ofensivë kundër zgjedhjeve, kërcënojnë popullin afgan që të mos guxojë të shkojë në zgjedhje. Sulmojnë lart e poshtë për të mbjellë frikë dhe duan të imponojnë ligjin e xhunglës.”-tha Edi Rama.

Të fundit