Flash News

KRYESORE

Edi Rama nuk jep shpjegime për çështjen ‘Xhafaj’, përpiqet të ironizojë dëshminë e Albert Veliut

Edi Rama nuk jep shpjegime për çështjen ‘Xhafaj’,

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj nuk kanë dhënë ende shpjegime për dëshminë e Albert Veliut, personi që komunikonte në audio-përgjim me Agron Xhafajn, gjithsesi, ata po përpiqen të ironizojnë seriozitetin e kësaj çështje.

Në një postim në ‘Facebook’, Rama ka publikuar videon e dëshmisë së Veliut dhe shkruan: “Nëse ky është flamuri i aksionit opozitar, atëherë bota nuk është e rrumbullakët, trekëndëshi është katror, Shqipëria ndodhet në Polin e Veriut, Bashkimi Europian është treg fshatar tek “Ali Demi” dhe Lulëzimi është lider...”

Ditën e djeshme, kryeministri Rama pretendoi se audio-përgjimi ishte një sajesë, ndërkohë që përfaqësuesit socialistë po deklarojnë sot në studiot televizive se zëri i Veliut në audio-pëgjim mund të jetë i tij, por hedhin poshtë se bashkëbiseduesi tjetër është Agron Xhafaj. Pra nga dje deri sot, audio-përgjimi për socialistët ka kaluar nga statusi ‘i rremë’ në statusin ‘gjysmë i vërtetë’.

Të fundit