Flash News

KRYESORE

Edi Rama nuk përjashton autonominë për veriun e Kosovës

Edi Rama nuk përjashton autonominë për veriun e Kosovës

Kryeministri Edi Rama ka refuzuar të kundërshtojë, qoftë edhe parimisht, dhënien e autonomisë për veriun e Kosovës. Zyrtarët më të lartë kosovarë mohojnë kategorishtë ripërsëritjen e rastit të Bosnjes në Kosovë, por kryeministri i Shqipërisë nuk u është bashkuar në këtë qëndrim.

I pyetur në emisionin ‘Tonight’ nëse autonomia për Mitrovicën është diskutuar në takimin me kancelaren gjermane, Angela Merkel, Rama nuk dha një përgjigje të prerë.

“Nuk bëj komente lidhur me çështje që janë pjesë e një takimi pune dhe një dialogu me mirëbesim”, tha Rama.

Hezitimi i kryeministrit Rama për të përjashtuar një skenar të tillë, shumë i kundërshtuar në Kosovë, mund të rikthejë përplasjet midis dy shteteve shqiptare.

Rama trimërohet në Tiranë dhe sulmon sërish Krichbaum: Kur ai flet, dëgjoj Partinë Demokratike

Të fundit