Flash News

KRYESORE

Edi Rama, pedagog i Arteve por pa diplomë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar shpeshherë se ka qenë pedagog te Universiteti i Arteve, mirëpo në CV e tij zyrtare, rezulton se nuk ka asnjë diplomë. Është studiuesi Taulant Muka, ai i cili ka publikuar në mediat sociale jetëshkrimin e kryeministrit Rama, ku nuk shkruhet asgjëkund se ka diplomë.

Teksa ka publikuar dokumentin e dorëzuar nga Kryeministri në Kuvend, Muka shkruan:

“Një media ka bërë brenda 16 orëve tre artikuj për mua pa asnjë fakt, vetëm opinione! Më kërkon notat mua që nuk kam as një pozicion publik dhe për rrjedhojë as një detyrim publik- investohem në mbrojte të arsimit si qytetar dhe akademik. Unë isha i pari që deklarova që askush nuk të vërteton CV-të kur hyn në administratë dhe që i kam publikuar diplomat e mia dhe CV-në time dhe i gjeni ato në faqen time këtu në facebook. PO pse kjo media kërkon notat e mia dhe jo të Kryeministrit? Po Niko Peleshit? Po Erion Veliaj? Po Lulzim Bashës? I paguajmë të gjitha me pagat tona. KM pretendon që ka qënë pedagog në arte, por në CV-në zyrtare që ka dorëzuar në kuvend është pa diplomë! Media që hiqen parimore, por edhe hapësirë për tu kundërpërgjigjur nuk të japin! Rroftë facebook!”

 

 

Të fundit