All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Edi Rama: Përgjimet janë lojë e rrezikshme, nxirren nga konteksti

Edi Rama: Përgjimet janë lojë e rrezikshme, nxirren nga konteksti
All - Paragraf - 1

Kryeministri Edi Rama mendon se përgjimet janë ‘një lojë e rrezikshme’ që shpesh herë nxirren nga konteksti. Në emisionin ‘Përballë’ në TVSH, duke u munduar të justifikojë bisedën telefonike me Arben Keshin, u shpreh se ai thotë shpesh: “Po, po vlla”, pa ndonjë qëllim konkret.

All - Paragraf - 3

“Është shumë e rrezikshme loja e përgjimeve, mund të kthejnë komplet vemendjen e të vërtetën, duke u nisur nga biseda që dëgjohet në to.  Muhabetet e telefonit mund të jenë një bazë për të shkuar te prova, por mund të jenë edhe jashtë konteksti. Psh. unë nganjëherë them “Po Po vlla”, kur një gjë nuk shkon. Pra, janë gjëra që duhen futur në rrugën e ligjit e të diskutohen vetëm në bazë të ligjit.” deklaroi Rama.

Komentet e kryeministrit nuk i referohen përgjimeve të publikuara sot në darkë nga Bild, pasi emisioni është regjistruar para daljes së tyre.

Të fundit