Flash News

KRYESORE

Edi Rama: Përgjimet po përdoren në ditë të zeza

Edi Rama: Përgjimet po përdoren në ditë të zeza

Edi Rama  ka vijuar fushatën për zgjedhjet lokale në Dropull. Duke përsëritur se  zgjedhjet  do të mbahen në 30 qershor, Rama ka paralajmëruar opozitën se pas 30 qershorit asnjë politikan nuk do të guxojë dot më të dalë mbi ligjin.

Më tej shtoi se përgjimet të cilat ishin bërë në vitin 2016, sipas tij, iu dorëzuan opozitës t’i përdorte në “ditë të zeza”.

“Nxjerrja para çdo proteste e atyre përgjimeve të famshme në Gjermani, që në fakt ishin materiale të Prokruorisë që në 2016, për të cilat prokurorët nuk bënë asnjë hetim, nuk nxorën asnjë përgjegjësi, nuk kërkuan ndëshkimin e askujt, por i mbajtën kyçur dhe i dorëzuan te partia, e cila i nxori këto ditë të zeza. Nëse për Shqipërinë integrimi është një dritë e re, për ta është një re e zezë që afrohet, pasi negociatat me BE fillojnë me drejtësinë dhe Shqipëria duhet të provojë se ka një sistem drejtësie që funksionon, pra që e garanton barazinë e të gjithëve para ligjit, që nuk i ndan njerëzit në pa pushtet dhe njerëz të paprekshëm. Gjithë kjo është një arsye e fortë për të shkuar në këtë rrugë çmendurie, duke u përpjekur të mbjellin frikë, ankth, pasiguri dhe duke bërë një ndarje, partitë me dhunë në rrugë, Ilir Meta duke dhunuar Kushtetutën në zyrë. Një histori shumë e turpshme që meriton të ndëshkohet, jo vetëm nga shqiptarët, por edhe nga ata që iu përkasin atyre partive”- u shpreh kreu i qeverisë.

 

Të fundit